Territori shqiptar do të jetë sot nën ndikimin e masave ajrore Afrikane, ku në periferi moti do të jetë i kthjellët dhe i nxehtë deri vonë pasdite. Në mbrëmje do të shfaqen vranësira të lehta nëpër të gjithë territorin ndërsa në ekstremin veri-verilindje do të gjenerojnë momente me shira të pakët.
Rritja e lagështirës në ajër do të bëjë që i nxehti të ndjehet edhe më shumë.
Temperaturat e ajrit do të rriten ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 14°C deri në 39°C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.