Shqipe Hysenaj dhe Monika Lubonja janë përplasur ashpër sot gjatë programit “E Diell’. Gjatë një bashkëbisedimi në studio u diskutua se në ditët e sotme brezi i ri ka më shumë të drejta dhe liri sesa ka pasur në kohën e kominuzmit. Monika u shpreh se i vjen keq për disa gra që në ditën e sotme refuzojnë të divorcohen nga bashkëshortët e tyre për shkak të moshës dhe shtoi se në ditët e sotme dashuria ka humbur për brezin e ri.

Shqipja iu kundërvu duke i thënë se ajo është duke rënë në kontradiktë me veten e saj dhe për faktin se ajo nuk ka shijuar lirinë në rininë e saj, po e bën tani. Sipas saj këtë gjë aktorja e ka treguar gjatë qëndrimit në “BBVIP” pasi e ka shijuar më shumë se të gjithë banorët e tjerë.

Shqipe: Ti je duke e jetuar brezin tonë dhe duke e shijuar ndërkohë që po thua se atëherë ka qenë më mirë ndërkohë që ti tani po bën qejf dhe po bie në kontradiktë me veten. Nuk i pëlqej njerëzit që bien në kontradiktë me veten.

Ervini: Ti apo vajza jote po e shijoni më mirë lirinë?

Monika: Unë.
Shqipe: Sepse nuk e ke shijuar në kohën tënde Monika dhe ti ke qenë e vetmja që e ka shijuar shumë “Big Brother”- in të themi të vërtetën, e ka shijuar më tepër. Të ka ardhur nga liria që ke pasur me vonë.

Monika: Në raport me vajzën kam pasur një liri në shtëpinë time të paparë. Unë lirinë time e kam shijuar duke shkuar në disko, i kemi shijuar duke shkuar me grupe në plazhe.