Katër shtetas shqiptarë të arrestuar gjatë një aksioni anti-kanabis në Britaninë e Madhe janë dënuar me burg nga një gjykatë.

Ata janë 25-vjeçari Denis Asllanaj, 37-vjeçari Fatos Daci, 39-vjeçari Luan Maci dhe 29-vjeçari Luan Prozllomi.

Ata u dënuan me nga 2 vite burg secili, pasi u kapën në një ndërtesë të shndërruar në fabrikë kanabisi, në Bodmin, tetorin e kaluar. Brenda ndërtesës policia tha se kishte gjetur plot 4,000 rrënjë të bimës narkotike me një vlerë prej 1.5 milionë paund nëse do të hidhej në treg.

Megjithatë ata argumentuan në gjykatë se ishin punëtorë të dystuar të kujdeseshin për bimët nga persona të tjerë.