Dy vëllezër shqiptarë kanë habitur policinë greke pasi kishin fshehur drogë në gjoksin e të dashurave të tyre. Sipas mediave greke dy shqiptarët, 24 dhe 26 vjeç, të cilët shoqëroheshin në Alisverisi nga të dashurat e tyre, drogën që e shisnin në lagjet e Pireut e kishin fshehur tek parnteret e tyre. Rrjeti familjar i drogës u zbulua pasditen e së shtunës së kaluar në rrugën Sachtouri në Pire, kur policia pa vëllezërit duke biseduar dhe më pas duke shkëmbyer mallin te klienetët. Kur policia e kuptoi se çfarë po ndodhte i ndaloi dy shqiptarët dhe në makinën e njërit prej tyre ndodhej edhe e dashura e tij me një foshnje. Nga kontrolli i policisë në makinën u gjetën pako najloni me drogë, ndërsa në gjoksin e vajzës ishin fshehur tre qese me kokainë! Ajo është shfaqur e penduar dhe ka pohuar se drogën e ka fshehur në gjoks që të mos arrestohet partneri i saj. “Droga e gjetur tek unë është e partnerit tim EM. Kërkoj falje, pendohem dhe nuk do ta bëj më. Thjesht doja të ndihmoja burrin tim që të mos arrestohej, pasi nuk është tregtar, por përdorues”, tha 24-vjeçarja në polici.

Edhe 26-vjeçarja që kishte hipur në makinën e vëllait tjetër kishte të fshehur drogë në gjoks. Tek ajo u gjetën ndër të tjera edhe tre pako najloni me drogë dhe 470 euro. Shqiptari dhe vëllai i tij i thanë policisë se drogën e kishin blerë për përdorim personal.

Kam katër vite që jam përdorues. Sot unë dhe vëllai im shkuam në sheshin Exarcheion me gratë tona dhe morëm sasi droge që kushtoi 400 euro, për të pasur për dy ditët, nga një burrë me ngjyrë, të cilën ua dhamë grave tona për ta mbajtur. E mora drogën për përdorim personal.