Eduart Cili, një 29-vjeçar shqiptar është dënuar me 24 muaj burg nga autoritetet angleze për kultivim të bimëve të kanabisit. Policia mbërriti në orët e vona të natës në shtëpinë e Cilit, të cilin e gjeti bashkë me partneren e tij.
“E kam bërë unë, gruaja ime nuk di asgjë për këtë,”– karrëfyer ai, deklaratë e cila çoi në prangosjen e tij dhe më pas në dënimin për kultivim kanabisi.
Cilit iu gjetën 269 bimë kanabis me vlerë deri në 90,000 paund si dhe pajisjet e nevojshme për e rritjen e bimëve.
29-vjeçari u akuzua për prodhim droge të kontrolluar të klasit B – kanabis – dhe u paraqit në Gjykatën e Magjistraturës së Northampton më 23 korrik. Ai u deklarua fajtor. Më 9 shtator u dënua me 24 muaj burg.