Dashi
Të lindur më: 21 Mars – 19 Prill
Çiftet do të zgjidhin një problem të vogël që ka lindur së fundmi. Marsi i favorshëm na lejon të rikuperojmë disa diskutime të ndërprera. Në punë, projektet e reja duhet të thellohen.

Demi
Të lindur më: 20 Prill – 20 Maj
Për beqarët vijnë dashuri të këndshme, do të përjetoni energji të reja. Verifikoni fuqinë e lidhjeve të caktuara profesionale, duke bërë kujdes me kë po bëni biznes dhe sa ia vlen.

Binjakët
Të lindur më: 21 Maj – 20 Qershor
Nëse jeni në një lidhje prej pak kohësh, do të ketë një heshtje që nuk do të mund t’i gjeni shpjegim. Në punë, në fund jeni gjithmonë ju që duhet të vini re disa mangësi nga të tretët.

Gaforrja
Të lindur më: 21 Qershor – 22 Korrik
Në dashuri mund të bëni shumë zhurmë, por për asgjë, ndaj ruani qetësinë. Në punë ka pasur një problem dhe tani do të duhet të gjeni zgjidhje të reja.

Luani
Të lindur më: 23 Korrik – 22 Gusht
Në këtë periudhë është shumë e vështirë të komunikosh me partnerin/en, por vazhdoni të përpiqeni. Në punë do të ketë diskutime me persona që kanë për shenjë horoskopit, Ujorin dhe Akrepin.

Virgjëresha
Të lindur më: 23 Gusht – 22 Shtator
Këto yje sugjerojnë një rikthim, por edhe takime të reja. Shtyni diskutimet e rëndësishme të biznesit për javën e ardhshme.

Peshorja
Të lindur më: 23 Shtator – 22 Tetor
Nga kjo e premte do të përjetoni një përmirësim të dukshëm në marrëdhëniet sentimentale. Ata që kanë projekte të mëdha pune mund të fillojnë të trazojnë ujërat.

Akrepi
Të lindur më: 23 Tetor – 21 Nëntor
Po rifitoni optimizmin që kishit humbur kohët e fundit në dashuri. Shumë Akrepa do të ndryshojnë jetën, punën ose objektin e studimit.

Shigjetari
Të lindur më: 22 Nëntor – 21 Dhjetor
Këtë të premte duhet t’i kundërviheni disa konfuzioneve në dashuri. Në punë, nuk jeni aspak të bindur për perspektivat e ardhshme.

Bricjapi
Të lindur më: 22 Dhjetor – 19 Janar
Të mbyllësh një lidhje të premten ose ta vësh në provë, do të thotë ta rimendosh brenda pak ditësh, prandaj prisni. Nëse keni ndërmend të ndryshoni vendin e punës, do të jetë më mirë që dhe këtu, të prisni disa ditë.

Ujori
Të lindur më: 20 Janar – 18 Shkurt
Një datë takimi dashurie mund të shtyhet, por mos u shqetësoni, kohë më të mira do të vijnë. Ka pak emocione në punë dhe kjo sjell ndikim në mbarëvajtje.
Peshqit
Të lindur më: 19 Shkurt – 20 Mars
Kujdes nëse kjo e juaja është një histori në krizë ose në mbyllje e sipër. Kjo e premte është një ditë e mirë për provime apo intervista pune.