Një zjarr ka rënë në një shtëpi në zonën e Nescopect të Pensilvanisë, SHBA, ku humbën jetën 7 të rritur dhe 3 fëmijë, duke shuar një familje të tërë. Një prej zjarrfikësve që ka shkuar në vendngjarje për të shuar zjarrin, ka mbetur i shtangur kur ka kuptuar se shtëpia i përkiste familjes së tij. Zjarrfikësi Harold Baker tha për gazetën ‘The Citizens Voice’ se viktimat përfshinin djalin e tij, vajzën e tij, vjehrrin, kunatin dhe kunatën, tre nipërit dhe mbesat e tij të moshës 5, 6 dhe 7 vjeç, së bashku me dy të afërm të tjerë, raporton protothema.gr.
Zjarri shpërtheu rreth orës 2:30 të mëngjesit me orën lokale dhe u përhap me shpejtësi. Fqinjët raportuan se kishin dëgjuar një shpërthim të fortë përpara se të shihnin flakët të dilnin nga shtëpia, e cila ishte bërë epiqendra e zjarrit.
Sipas dëshmitarëve, një i ri u dëgjua duke bërtitur jashtë shtëpisë: Janë të gjithë të vdekur. Zjarrfikësi Baker tha se gjithsej 14 persona jetonin në shtëpi. Kur ka nisur zjarri, njëri prej anëtarëve të familjes nuk është ndodhur në shtëpi për shkak të punës, ndërsa tre të tjerë kanë arritur të largohen në kohë. Ndërkohë që gjithashtu nuk dihet edhe shkaku i zjarrit, por ky detaj do të zbulohet nga hetimet.