Ka përfunduar këtë të mërkurë mbrojtja në gjykatë e ish-kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici.

Ai tha se video është një hakmarrje politike. Gjici theksoi se ngjarja ishte një hakmarrje personale e Abedin Uruçit, për të cilin tha se nuk ka marrë disa prona në bashkisë së Kukësit, që kanë qenë të zaptuara.

“Kjo është kjo është një hakmarrje personale e Abedin Urucit sepse unë i pamundësova për të marrë ca prona të bashkisë të zaptuara, kur erdha në krye të bashkisë. Unë kam shkelur vetëm etikën. Nuk kam shkelur asnjë nen, asnjë ligj. Kërkoj të shpallem i pafajshëm. Videon e ka paguar kundërshtari im politik, Uruci. Edhe sot them si ka mundësi qe rashë pre e atij provokimi. U kërkoj falje familjarëve”, tha Gjici.