Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e djeshme në Kosovë, ku një 24-vjeçar është rrëmbyer në lagjen “Tasligje” të Prishtinës, nga katër të rinj.
Mediat në Kosvë raportojnë se djali është rrëmbyer nga dy vajza nga 19 dhe 20-vjeçare dhe dy djem nga 20 dhe 21-vjeç, të cilët duket se kishin përgatitur në detaje planin për rrëmbimin e të riut, i ngjashëm me një skenar filmi.
I riu fillimisht ishte kontaktuar përmes rrjeteve sociale nga dy të dyshuarat, të cilat kanë ndihmuar që i riu të rrëmbehet. Dy vajzat pasi kishin komunikuar me 24-vjeçarin, e morën atë me një BMË, për ta “dorëzuar” më pas te një tjetër makinë.
Rrëmbimit i parapriu një sulm me thikë ndaj 24-vjeçarit, që dyshohet se u bë me “plan” që të futet me forcë në makinë.
Policia është njoftuar për ngjarjen dhe ka vënë në pranga dy vajzat dhe më pas është bërë identifikimi edhe i dy personave të tjerë të përfshirë në ngjarje.