Fundosja e grupit, një pjesë e të cilit tashmë ndodhet pas hekurave, ka nisur në datën 5 janar të vitit 2021, kur në Hollandë janë kapur 446 kg lëndë narkotike e llojit kokainë.
Nga bisedat e zbardhura, të zhvilluara përmes aplikacionit SKYECC, rezulton se për ngarkesën kishte paguar Ismail Zeneli, që njihet me pseudonimin daja. Rol në këtë ‘mall’ të nisur nga Ekuadori drejt Hollandës kanë pasur edhe dy persona të tjerë, Besmir Murtati dhe një tjetër që identifikohet vetëm si “D”, por nuk dihet ende se kush është.
Pjesë nga dosja:
Ngjarja e datës 05.01.2021, ku rezulton se është sekuestruar 446 kg lëndë narkotike e llojit kokainë në Hollandë:
10.1.1. Rezulton se më datë 12.10.2023 është administruar informacioni i ardhur nga Oficeri i Kontaktit pranë Ambasadës së Mbretërisë së Holandës, i cili ka informuar si më poshtë:
Me datë 05.01.2021 nga autoritetet ligjzbatuese Holandeze është kontrolluar kontejneri me numër SUDU80149225 në zonën e quajtur “Maasvlakte” në portin detar të Roterdamit, Holandë. Ky kontejnier është transportuar në këtë vendqëndrim nga kamioni me targa 31BNI5 dhe rimorkie me targa OR48VZ. Gjatë kontrollit të detajuar të këtij kontejnieri janë zuluar dhe sekuestruar 446 pako me lëndë narkotike, të llojit kokainë të fshehura në trupin e kontejnierit. Për këtë ngjarje janë arrestuar dy shtetas me shtetësi holandeze: Roelof den Otter, i datëlindjes 17-04-1971 lindur në Zoelen, Holandë dhe Dirk Evert Bujtenhuis, i datëlindjes 16- 02-1985 lindur në Amersfoort, Holandë. Kontejneri ka qenë i llojit frigoriferik me numër identifikimi SUDU8014925, i kyçur me vula kyçëse me Nr.MI-EC2444374, J215419, T361306. Gjatë kontrollit, autoritetet ligizbatuese Holandeze kanë gjetur ne brendësi të kontejnierit edhe një vule kyçëse të pa mbërthyer. Transporti detar i këtij kontejnieri identifikuar si kompania “Maersk”, anije qe ka kryer transportin detar quhej “Brani” dhe kontenieri ishte ngarkuar ne portin detar te Guayaquil ne Ekuador. Bashkelidhur ketij informacioni jane derguar 9 foto te kontejnierit, ku është sekuestruar lënda narkotike, fotografi të vendit të fshehtë, ku është gjetur lënda narkotike dhe fotografi të pakove me lëndë narkotike.
Prokuroria e Posaçme me qëllim dokumentimin e këtij fakti ka kqyrur dhe analizuar komunikimet e kryera në aplikacionin SkyECC të dërguara nga autoritetet franceze të drejtësisë. Referuar bisedave të realizuara nga perdoruesit e SkyECC midis datave 09.11.2021 dhe 04.02.2021, konkretisht bisedave et zhviluara mes shtetasve Ismail Zeneli (HFNERI, Q3QNV9) me nofkën “Daja”, Dajloki” dhe “Transporter”, Eralbi Breçani (S7DEGI me nofken “Boli” ose “Toni”, Besmir Murtati (V6FGL7) me nofkën “Kukës!” dhe perdoruesit e paidentifikuar (D**) me notken “Elb” ose “Ebl Nisan”. Nga komunikimet del ne pah bashkëpunimi ndermjet ketyre shtetasve dhe funksionimi i tyre si një grup i strukturuar Kriminal me qëllim trafikimin e narkotikeve. Evidentohen rolet e secilit per realizimin e trafikimit të narkotikeve nga vendet e Amerikes se Jugut ne drejtim të portit të Antuerpit, Belgjike dhe Roterdamit, Holande. Me konkretisht roli i secilit prej të dyshuarve ne kryerjen e veprave penale ështe si më poshtë:
a) Shtetasi Ismail Zeneli ka pasur rolin e porositesit dhe financuesit per blerjen e lendes narkotike ne vendin e origjines. Gjithashtu, shtetasi Ismail Zeneli ka patur rolin e sigurimit të daljes se lendës narkotike nga porti i Valencias ne momentin kur ajo arrin ne këtë port e transportuar me kontenier.
b) Shtetasi Eralbi Brecani ka pasur rolin e porositësit dhe finacuesit per blerjen e lendes narkotike ne vendin e origjines. Gjithashtu, per shkak te kontakteve me persona me nacionalitet të huaj dhe kryesisht ne Ameriken e Jugut ka krijuar lidhje ndermjet tyre dhe anëtarëve të tjerë të grupit qe kane udhëtuar në këto shtete me gellim organizimin e aktivitetit të paligjshem të trafikimin të narkotikeve.
c) Shtetasi Besmir Murtati ka pasur rolin e porositësit dhe financuesit për blerjen e lendes narkotike ne vendin e origjines (Brazil).
d) Perdoruesi i SkycECC D* ka pasur rolin: e kontaktimit të personave me nacionalitet të huaj kryesisht nga Amerika e Jugut me qëllim sigurimin e lendes narkotike; pritjen e shumave të parave të derguara nga antarët e tjere të grupit ne vendet e Amerikes së Jugut; blerjen e sasive te ndryshme të narkotikeve me këto para dhe organizimin e punës për futjen e lendës narkotike ne konteniere me qëllim trafikimin drejt vendeve te BE-së.
Erzen Breçani, ish-drejtues policie, dhe njëherësh ish-kandidat për deputet nga radhët e Partisë Demokratike, u arrestua të hënën në kuadër të goditjes së një grupi kriminal, i cili trafikonte sasi të mëdha kokaine nga vendet e Amerikës Latine, por edhe kishte kryer dhe organizuar plane për eleminimin fizik të disa personave. Në dosjen e SPAK, Breçani evidentohet në disa episode, fillimisht për lidhjen e tij familjare me Ervin Matën, motrën e të cilit e kishte nusen e djalit të tij, por edhe për shoqërinë me të fortin e Kukësit Bujar Germizi. Djali i Erzen Breçanit, Eralbi Breçani dhe Ervin Mata janë në kërkim nga SPAK, por ende autoritetet nuk kanë rënë në gjurmët e tyre. Në kërkim është shpallur dhe Ismail Zeneli. Ndërkohë ditën e nesërme pritet që të dalin para gjykatës Erzen Bercani, Besmir Murati, Dedan Gjoni dhe Bujar Ajeti.