Reperët Stresi dhe Noizy nuk kanë pasur marrëdhënie të mira në të shkuarën, por prej një viti ata janë pajtuar, duke i lënë mbrapa mosmarrëveshjet që kishin. Stresi duket se nuk e ka aspak problem që të vishet me rrobat e linjes “Illyrianbloodline”, që është biznesi i Noizy-it për veshjet. Në një postim në instagram ku shfaqet linja e kostumit Double Eagle 2022, Stresi kërkon një kostum dhuratë, të cilin Noizy ia premton me prioritet, madje duke e quajtur “familje”!
Si s’na e dhatë 1 kostum dhuratë”, shkruan Stresi.
“I pari sa të dalë collection fam”, i përgjigjet Noizy.