Nëse jeni të interesuar për dikë, ndoshta keni marrë ndonjë shenjë pasive prej tij/saj, por askush s’e ka bërë hapin e parë, pse të mos e merrni ju? Mendoni pak, nëse bëhet fjalë për dashurinë tuaj të jetës, ky do të jetë mometi me të cilin mund të krenoheni përgjithmonë. Dhe nëse refuzoheni, NUK është fundi i botës. Mund ta keni vënë re se njerëzit nëpër botë kanë probleme dhe shqetësime shumë, shumë më të mëdha se refuzimi i një pëlqimi.
“Kujtojini vetes se mund ta pëlqeni këtë person dhe të ndiheni shumë të emocionuar për të, por nuk keni nevojë që ai të thotë po. Në mënyrë paradoksale, sa më shumë të hiqni dorë nga nevoja që ata t’ju pëlqejnë, aq më të qetë do jeni dhe aq më shumë ka të ngjarë që ata vërtetë të fillojnë t’ju kenë qejf. Në thelb, kur qetësoheni, ju rrisni shanset për të marrë një ‘po'”, thotë dr. Aziz Gazipura, trajner vetëbesimi për Elite Daily.
Ndërsa ndonjëherë ka një stigmë për komunikimin me tekst kundrejt të folurit në jetën e vërtetë, dërgimi i një mesazhi veçanërisht në të tilla raste, ka avantazhet e tij. Nëse mënyra juaj kryesore e komunikimit është të shkruarit me mesazhe, rrjetet sociale etj – dërgimi i një mesazhi të qartë mund të jetë shumë mirë. Një mesazh i tipit “A je për kafe?” ose “A bëhesh për kafe” mund të tregojë pak përkushtim, të duket rastësor, spontan dhe ta bëjë gjithë gjënë thuajse aspak të sikletshme.
Pavarësisht nëse bëhet fjalë për një mesazh apo një bisedë të shpejtë live, mbështetuni në interesat tuaja të përbashkëta kur të vendosni se çfarë do bëni në takimin e parë ose atë pas tij. Eksplorimi i interesave është një mënyrë e shkëlqyer për të mësuar më shumë rreth personit. Zgjidhni diçka që të dy keni të përbashkët dhe që ndoshta mund ta bëni bashkë në takimin e radhës, qoftë kjo shëtitje, një klasë salsa ose thjesht kafe.
Një interes i përbashkët ndihmon në reduktimin e një pjese të ankthit të takimeve dhe ju ndihmon të përqendroheni më shumë në moment.
Paçi fat!