Trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Silvinjo thotë se kuqezinjtë janë përgatitur për të kërkuar 3 pikët në ndeshjen e nesërme me Çekinë, të vlefshme për kualifikueset në Kampionatin Europian 2024.
Megjithatë, Silvinjo dha edhe një lajm të keq, teksa zbuloi se sulmuesi Armando Broja nuk do të jetë në gjendje për të luajtur nesër. Broja është mes të grumbulluarve, teksa ka mbërritur pak ditë më parë nga Chelsea, por është e paqartë se përse nuk do të hyjë në fushën e blertë.
Në një konferencë për mediat, Silvinjo tha se ndeshja e nesërme është tepër e rëndësishme për rrugëtimin e kombëtares shqiptare, por vendimtar mbetet nëntori, ku kuqezinjtë do përballen në dy ndeshjet e fundit me Moldavinë dhe Ishujt Faroe.
Silvinjo nuk e nënvlerësoi kundërshtarin duke thënë se çekët kanë një ekip të fortë fizikisht dhe janë të rrezikshëm në kundërsulm e goditje dënimi.
“Nuk është vendimtare, nesër, në nëntor vendoset gjithçka, por është një ndeshje shumë e rëndësishme. Duhet të shkojmë para. Janë një skuadër e fortë fizikisht. Strategjia tonë e lojës do të jetë e ngjashme me atë të mëparë. Ata bëjnë zbritje me 5-6 lojtarë, nga goditjet e dënimit janë të rrezikshëm. Por skuadra tonë është koshiente për atë që dhet të bëjë. Mund të ndodhë çdo gjë nesër, ose vendoset në nëntor. Në këtë garë ndodh gjithçka, do synojmë tre pikët. Nesër është një garë e rëndësishme”, u shpreh Silvinjo.