Mashtrimi te Luis Medical Center e mjekut Kostandin Balloma , morën paratë nuk hoqën tumorin

Një rast tjetër i rëndë i ka ndodhur një punonjësi policie të quajtur Alban Laçi.

Ai ka paguar klinikën private “Luis Medical Center 2” në vlerën 700 euro për një ndërhyrje kirurgjikale në kordat vokale pasi kishte tumor. Në pagesë përfshihej edhe kryerja e një biopsie. Pasi ai u fut në sallë, kreu anestezinë dhe ndërhyrjen, mjeku i tha se gjithçka shkoi mirë. Pacientit iu komunikua se nuk ishte nevoja për biopsi, edhe pse pagesa e përfshinte. Më pas, pacienti bëri një zbulim të rëndë që sot po ndiqet në rrugë ligjore nga avokati i tij.

Mashtrimo te Luis Medical Center e mjekut Kostandin Balloma , morën paratë nuk hoqën tumorin
Mashtrimo te Luis Medical Center e mjekut Kostandin Balloma , morën paratë nuk hoqën tumorin

“Pasi doli nga operacioni mendoi se e zgjidhi, por nuk ndodhi kështu. Ai shkoi në një klinikë në Greqi dhe bëri të njëjtat procedura diagnostikimi dhe zbuloi që klinika private në Shqipëri nuk e kishte operuar. R ka të dokumentuar. Ka rezultuar që është mashtruar nga klinika private”, u shpreh avokati Bledar Meminaj.

Referuar dokumenteve që ne disponojmë të vëna në dispozicion nga vetë i dëmtuari, rezulton se pas operacionit tek klinika private, Laçi kishte të njëjtat simptoma. Mjeku që e operoi. Në sqarimet që i kishte dhënë pacientit, ai i justifikonte shqetësimet pas ndërhyrjes me rekuperimin post-operator.

Më datë 27/02/2018 rreth orës 21;00 ndjeva shijen e gjakut në gojë dhe e kuptova që po vinte nga fyti. Gjaku ishte present në momentin kur unë pastroja fytin dhe më pas pështyja dhe kësaj here sasia e gjakut ishte më e madhe se herët para operacionit. Nuk kisha kollë apo ndonjë shenjë tjetër. Në këto kushte i kërkoj nënës time e cila është edhe ndihmës mjeke ti telefonoj doctor Kostandin Ballomës dhe ti tregojë për shqetësimin tim. Nëna bisedoi dhe doktoi i tha se nuk është asgjë ky shqetësim i imi.

Në kallëzimin e tij pacienti Laçi akuzon se gjatë vizitave të bëra në klinikën ku u operua, nuk i kanë dhënë asgjë me shkrim apo pamje filmike. Për të hequr merakun, ai ka shkuar në disa klinika për të kuptuar gjendjen shëndetësore pas operacionit. Në kallëzimin penal thotë se gjatë vizitës te një tjetër spital privat, i kishin kërkuar rezultatin e biopsisë. Në fakt, siç sqaruam nuk i ishte bërë në klinikën ku ishte operuar. Doktori i tha po ashtu se polipi që pretendonte se kishte operuar ishte po aty. Por nuk i dha asgjë me shkrim apo pamje filmike.

Në këtë situatë mendova të bëj edhe një vizitë tjetër tek një mjek ORL. Në datë 15/03/2018 i jam drejtuar “E. Clinik” tek rruga e Dibrës.

I tregova se kam bërë një Gastroskopi dhe se doja një mendim se çfarë kam në laring. Nuk i dhashë detaje në lidhje me se çfarë ndërhyrje kisha bërë, por i rashë shkurt. Mjeku më vizitoi me anë të laringoskopisë dhe më tha se në largim ke një masë polipoide. Kjo hiqet me ndërhyrje kirurgjikale. Veç ndërhyrjes duhet bërë edhe biopsia. Në këto kushte mendoj se doktor Kostandin Balloma dhe klinika që ai drejton më kanë mjekuar në mënyrë të pakujdesshme dhe më kanë mashtruar. /inside story