Pardon My French’ këtë episod erdhi me një frymë shumë sportive dhe të veçantë nga çdo herë tjetër. Në pjesën e parë të ftuarit ishin disa nga pjesëmarrësit dhe organizuesit e një feste që u zhvillua për nder të skuadrës së Tiranës, e cila u shpall kampione e Kategorisë Superiore. Teksa në pjesën e dytë i ftuar ishte, këngëtari i mirënjohur Sinan Hoxha.
Fillimisht Sinani tregoi për jehonën që i dha këngës ‘Parfumi’ për të dytën herë pas kaq vitesh ‘BBV’. Ai gjithashtu na zbuloi nëse do të merrte pjesë në “BBV”?
Big Brother’ duke e transmetuar për Beniadën i dha famë për herë të dytë, tani më çmendën, ma kërkojnë në ëdo koncert. Në ‘BBV’ absolutisht jo, me mua nuk ka lidhje asnjë lloj formati televiziv. Unë Sinan i them vetes sa herë, ‘Mbylle gojën, merre mikrofonin këndo’. Në momentin që kam përpara kamerat krijoj një bllokadë të frikshme të trurit.
E i pyetur për jetën e tij personale, marrëdhënien me Andrrën, fëmijët, planet për të bërë fëmijë, Sinani nuk i kurseu përgjigjet dhe tregoi gjithçka ‘pa dorashka’ ashtu si vetëm ai di.
Ime shoqe ka qenë një bekim, nuk e di nga më ka ardhur që kam marrë nje grua të mrekullueshme. Mendoj që kam gruan më të mirë në botë deri sot. Zakonisht kur jua thua grave a do dhe një fëmijë të tretë thonë jo, po në këtë rast jam unë ai që them jo. Është një obligim i frikshëm. Unë jam mashkulli i vetëm, të paktën te artistët, i cili që ditën që jam fejuar, nëse është ora 21:00 jam në shtëpi, përveç ditëve kur kam koncert.
Sinani gjithashtu rrëfeu për vështirësitë që si çdo artist kaloi gjatë pandemisë.
Artistët kanë qenë më të diskriminuarit gjatë pandemisë. Një muaj para se të ndodhte e gjithë pandemia unë bëra një blerje me mendimin që në dy-tre muajt në vijim do punoja dhe do laja borxhin dhe jo vetëm që nuk e lava po u futa dhe në borxh për të kaluar muajt, pasi nuk këndova fare për dy vite.