Protesta e pedagogëve vazhdon, madje së fundmi është paralajmëruar organizimi i një proteste kombëtare me datë 20 Tetor, e cila nënkupton bojkot të plotë.
Lajmi është bërë i ditur nga kreu i sindikatës së pedagogëve, Sandër Kovaçi nga ambientet e jashtme të Universitetit Politeknik.
“Të dashur kolegë, vetëm qëndresa e përbashkët do të mundësojë kthimin e dinjitetit akademik të stafeve tona. Në formën e bojkotit total. Përpara godinës së Universitetit Publik. Ftojmë studentët të japin mbështetje me prezencën e tyre. Vetëm qëndresa dhe uniteti ynë do të bëjë të mundur arritjen e qëllimit tonë që i kemi vënë vetes. Kauza synon zgjimin e shoqërisë shqiptare për probleme të tillë”, është shprehur ai.