Astrologjia te ndihmon të përcaktosh personalitetet e çdo shenje si dhe dëshirat që ata kanë. Në këtë mënyrë ju mund të njihni paraprakisht një person dhe mund ta afroni ose mund ta shmangnni atë. Disa nuk janë të përshtatshëm për një lidhje dhe mund të bëhen partnerë të padurueshëm. Zbuloni sipas rendit klasifikimin që do ju ndihmojë të zgjidhni personin e duhur për ta pasur në krah.
1. Gaforrja. Partnerët e kësaj shenjë janë më perfektët sepse ata adhurojnë familjen dhe nuk kanë frikë të mbajnë përgjegjësi. Nga ana tjetër ata janë të vërtetë dhe besnikë.
2. Peshorja. Partnerët e kësaj shenje adhurojnë të ndihen të dashuruar. Ndjenjat e tyre janë të forta dhe zgjatin në kohë pasi ata nuk mërziten lehtësisht me personat që i duan vërtet.
3. Akrepi. Personat e shenjës së akrepit nuk kanë ndonjë karakteristikë të jashtëzakonshme si partnerë, por për shkak të fiksimit dhe dashurisë posesive ata nuk do ju braktisin asnjëherë.
4. Binjakët. Partnerët e shenjës së binjakëve bëhen miq të mirë me atë që kanë në krah sepse adhurojnë lidhjen dhe sinqeritetin në çdo moment.
5. Peshqit. Duke qenë se janë ndjenjat ato që i drejtojnë, këta partnerë do ua mbushin jetën me dashuri dhe butësi.
6. Bricjapi. Partnerët e kësaj shenjë do jenë mbështetësit tuaj më të mëdhenj falë racionalitetit që kanë.
7. Virgjëresha. Personat e kësaj shenjë nuk i pëlqejnë angazhimet dhe kanë dyshim për gjithçka, prandaj nuk janë partnerët më të mirë.
8. Dashi. Përherë konfuzë dhe të ashpër, më mirë mos afroni pas vetes persona të tillë.
9. Demi. Personat e kësaj shenje janë kokëfortë dhe nuk iu pëlqen të angazhohen seriozisht.
10. Ujori. Personat e kësaj shenje nuk mund të jenë partnerët e duhur sepse janë të fiksuar pas punës. Më mirë mos i afroni sepse do ndiheni përherë vetëm.
11. Shigjetari. Mjaft kërkues partnerët e kësaj shenje do jene gjithë kohës në kërkim të aventurave të reja. Përveçse mund të tradhtojnë ata nuk do dinë të kërkojnë as falje.
12. Luanët. Personat e kësaj shenje janë kokëfortë dhe egoistë. Duke menduar gjithmonë për veten ata nuk mund të jenë asnjëherë partnerët e duhur.