Shumicën e kohës ne e kalojmë në punë. Ky është mjedisi ku të gjithë tregojnë për veten dhe shkëmbejnë biseda. Gjithsesi jo të gjithë kolegët janë ashtu si duken. Zbuloni ata që duhet të mbani pranë sipas shenjës astrologjike që kanë.

Gaforrja. Të lindurit e kësaj shenje janë shumë të ndjeshëm dhe të dhembshur. Kjo është arsyeja pse nuk i tradhtojnë kurrë kolegët që duan. Ata do jenë përherë të disponueshëm për t’i ndihmuar dhe do mundohen t’i bëjnë të buzëqeshin. Shpirti i tyre pozitiv dhe entuziazmi i bën këta kolegë idealë edhe për t’i pasur miq jashtë punës.
Virgjëresha. Cilatdo të jenë rrethanat, personat e kësaj shenje nuk do dorëzohen para pengesave. Motivimin e tyre ata ua përçojnë edhe kolegëve dhe dinë si të frymëzojnë. Këta kolegë nuk do ngurrojnë as të ndërhyjnë në jetën personale të miqve të tyre të punës kur e kuptojnë se ata kanë nevojë për ndihmë. Virgjëreshat janë të parat që japin zgjidhje për të dalë nga çdo situatë.

Akrepi. Kolegët e kësaj shenje janë besnikë dhe të devotshëm. Ata i dëgjojnë me kujdes kolegët e tyre dhe mundohen t’i ndihmojnë për të ecur në rrugën e duhur. Këta kolegë nuk janë karierristë, por kanë gjithmonë fjalën e duhur për t’i stimuluar të tjerët. Kur dikush haset me vështirësi, akrepat nuk mendohen dy herë për të ndihmuar.

Binjakët. Personat e kësaj shenje vlerësohen shumë në mjedisin profesional. Ata janë të parët që mundohen t’i integrojnë edhe të porsaardhurit në kompani. Devotshmëria është aq e madhe dhe e sinqertë saqë asnjëherë nuk do kërkojnë diçka në këmbim. Energjinë që kanë ata dinë ta tejçojnë tek kolegët e tyre prandaj ja vlen t’i kesh pranë.

Peshorja. Personat e kësaj shenje janë kolegë shumë të mirë. Ata dinë ta bëjnë atmosferën në punë sa më të këndshme, i ndihmojnë miqtë dhe janë përherë gati për të punuar në grup.