Është gjithnjë e më shumë dramatike situata më Emilia Romagna në Itali për shkak të motot të keq që ka përfshirë edhe rajonet e tjera përreth.
Një sasi shiu që kurrë nuk ishte parë, ka bërë që pak orë të ngrihet niveli i lumenjve duke përmbushur gjithçka, sidomos zonat mes Riminit dhe Bolonjës.
Mediat italiane raportojnë se numri i viktimave u rrit në 9 dhe për 24 komuna të përmbytura, ndërkohë që të gjithë lumenjtë në rajon kanë dalë nga shtrati duke shkaktuar përmbytje masive.
Mbi 13 mijë persona janë evakuuar, por numri pritet të rritet, ndërsa 50 mijë kanë mbetur pa energji elektrike.
Komuna e Bolonjës bën me dije se rrjeti rrugor është i rrezikuar në shumë zona të qytetit metropolitan dhe autoritetet i bëjnë thirrje popullsisë që të bëj vetëm udhëtime urgjente.
Shkollat ??mbeten të mbyllura në shumicën e bashkive të prekura, veçanërisht në zonat e Bolonjës dhe Romanja.
Kryeministrja Meloni foli për gatishmëri maksimale për të ndihmuar zonën e Emilia Romanjas, ndërsa ministri i Mbrojtjes Civile Nello Musumeci kërko 20 milionë euro për të përballuar situatën në zonë.