Edi Rama i ka vënë vizën një kryebashkiaku si Kastriot Gurra dhe nuk do ta rikandidojë për zgjedhjet e 14 Majit thonë burime nga selia e PS, kurse ai tani vlen me një të pabërë dhe puneson gruan si drejtoreshë në bashki.
Skandalet në Bashkinë Librazhd ndjekin njëra tjetrën dhe cuditërisht askush nuk e vë ujin në zjarr nga instancat ligjzbatuese. Titullari i kësaj bashkie Kastriot Gurra në disa raste është kapur duke shkelur ligjin me tendra abuziv apo me mjete transporti me targa të fallsifikuara dhe plot shkelje të tjera.
Tani që zgjedhjet po afrojnë dhe Gurra se ka më të sigurtë qëndrimin në krye të kësaj bashkie po bën edhe lëvizjet e fundit për tu lidhur sa më gjatë me këtë bashki.
Mësohet se në institucionin e bashkisë vetëm gjatë muajit nëntor 2022- janar 2023 janë punësuar mbi 100 punonjës të rinj pasi bashkia krejt papritur, tani në fund të mandatit ka menduar të zgjerojë drejtoritë dhe dikasteret duke e parë të nevojshme punësimin e disa qindra punonjësve. Normalisht qe e gjitha kjo loje me punësimet, vjen për efekt elektoral, por përpost kësaj, ky nuk është skandali më i madh i kësaj bashkie.
Mes të punësuarve skishte si mos kishte hapsirë dhe për familjarët e kryetari të bashkisë, më konkretisht të shoqen e tij, Elsa Gurra, e cila para pak ditësh ka marrë emërimin dhe ka bërë prezantimin me kolegët e tjerë si drejtoreshe e përgjithshme në Bashki në projektet me Bashkimin Europian. Më herët bashkshortja e Kastriot Gurrës, ishte punonjëse e zyrës së QKB për qytetin e Librazhdit por, ky filial i QKB është mbyllur pasi nuk është më i nevojshëm, me hapjen e zyrave të reja të ADISËS në Librazhd.
Duke i mbetur e papunë e shoqja, Gurra e punëson shpejt në bashkinë që ai drejton, një emërim sigurisht në shkelje të ligjit pasi ka konflikt të pastër interesi mes titullarit dhe të punësuarës. Ligji nr. 9367, datë 7.4.2005 për parandalimin e konflikteve të interesave në ushtrimin e funksioneve publike, e thotë shumë qartë. ‘Konflikti interesit’ është gjëndja e konfliktit midis detyrës publikeve dhe interesave privatë te një zyrtari, në të cilën ai ka interesa privatë, të drejtpërdrejtë apo të tërthortë që ndikojnë në mënyrë të padrejtë në kryerjen e detyrave dhe përgjegjësive të tij publike.
Ligji ndoshta e thotë qartë për të gjithë ne, por jo për bashkiakun e Librazhdit që nuk dihet se për cfarë i nevojitet e shoqja në punë në të njëjtën bashki ku ai punon. Në Shqipërinë tonë të cudirave kemi dëgjuar pa fund raste të ndryshme ku konflikti interesit është flagrant por një rast të tillë të ngjashëm ku zyrtari më i lartë i një institucioni merr në punë, në institucionin që ai drejton gruan e tij kjo është hera e parë që ndodh dhe ndodh pikërisht në nje qytet të vogël si Librazhdi.
Gazeta Jonë po i ndjek me vëmendje zhvillimet nëpër bashki pasi jemi në prag zgjedhjesh.
Kastriot Gurra puneson gruan