
Një ngjarje e rëndë ngacmimi seksual është shënuar në një furrë buke në Fushë-Kosovë. Një 19-vjeçare është ngacmuar nga shefi i saj i cili ka tentuar ta puthë me forcë dhe i ka bërë edhe një ofertë.
Gjithçka ka ndodhur gjatë orarit të punës, kur pronari e ka prekur në gjoks të renë dhe më pas ka tentuar ta puthë me forcë. Ky i fundit i ka thënë se nëse ajo e lejon që ta puthë e ta prekë, mund t’i japë edhe para.
Mësohet se i dyshuari është vënë në pranga pasi vajza e ka denoncuar në polici. Ai është dërguar në paraburgim dhe akuzohet për veprën penale “ngacmimi seksual”.