Aleksandar Vuçiq është betuar si president i Serbisë, duke filluar mandatin e tij të dytë presidencial, pas zgjedhjeve të 3 prillit ku fitoi raundin e parë të zgjedhjeve të rregullta presidenciale me 58,59 për qind të votave të përgjithshme.

Vuçiq, duke mbajtur dorën e djathtë mbi Kushtetutën e Serbisë dhe Ungjillin e Miroslavit, librin më të vjetër serb, shqiptoi tekstin e betimit ku përfshihet edhe Kosova.

“Betohem se do t’i kushtoj të gjitha përpjekjet e mia për ruajtjen e sovranitetit dhe të gjithë territorit të Republikës së Serbisë, përfshirë Kosovën dhe Metohinë si pjesë përbërëse të saj, si dhe ushtrimin e të drejtave dhe lirive të njeriut dhe të pakicave, respektimin dhe mbrojtjen e Kushtetutës dhe Ligjet, duke ruajtur paqen dhe prosperitetin e të gjithë qytetarëve”.

Pas kësaj, ai ka nënshkruar tekstin e betimit dhe është intonuar himni i Serbisë.

Ai më pas tregoi se cilat do të jenë prioritetet e udhëheqjes së tij.