Prokuroria publike e Dortmundit po heton një mbikëqyrës të Kombëtares Shqiptare të futbollit. Mësohet se ka pasur një ngacmim seksual në qendrën sportive Kamen-Kaiserau. Skuadra shqiptare u akomodua aty gjatë Kampionatit Europian.
Pak para ndeshjes së fundit në grup, supervizori mësohet se ka kapur për krahu një punonjës hoteli. Më pas aktet seksuale ndodhën kundër vullnetit të saj, shkruajnë mediat gjermane.
Prokuroria publike nuk ka dhënë asnjë informacion për shëndetin e gruas. Ajo tani është duke hetuar se deri në çfarë mase i akuzuari ka vepruar kundër vullnetit të saj. Aktualisht nuk ka një urdhër arresti. I akuzuari, i cili nuk është as lojtar, as trajner dhe as zyrtar është kthyer në Shqipëri.