Prokuroria e Posaçme (SPAK), ka mbyllur hetimet për Safet Gjicin dhe Alma Kaçi.

SPAK ka dërguar kërkesën për gjykim ndaj ish-kryebashkiakut të Kukësit për veprën penale korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetëror apo i të zgjedhurve vendorë, ndërsa Kaçi akuzohet për korrupsion aktiv.

Safet Gjici u arrestua më 24 Qershor në Tiranë, nën akuzën për korrupsion pasi dyshohet se ka favorizuar, Alma K., duke i ofruar mbështetje financiare, me vendim të Këshillit Bashkiak, mbi një projekt për strehimin dhe kujdesin ndaj qenve endacakë në qytet.

Vetë 40-vjeçarja ka pranuar para gjykatës se donte nga Gjici tenderin e qenve, ndërsa ish-kryebashkiaku ka thënë se nuk e ka shkelur ligjin.

Të dy kanë pretenduar se kishin një lidhje intime me njëri-tjetrin përpara se të flisnin në zyrën e shtetit për tender e favorizime dhe pasi kishin kryer marrëdhënie seksuale.