Djali i ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi, Endi është arrestuar në Itali. Lajmin e ka publikuar ish-kryeministri Sali Berisha, i cili ka nxjerrë dhe dokumentet për të birin e ministrit të Brendshëm.

Endi Çuçi, vetëm 24 vjeç, akuzohet se ka gisht në rrjetin e trafikantëve që u zbulua disa ditë më parë, të cilët kontrabandonin ilaçe por edhe emigrantë të paligjshëm me pretendimin se ishin të sëmurë.

Edhe Çuçi, i cili punon si specialist në Këshillin e Lartë të Gjyqësor, duket se kishte gisht në grup, duke bashkëpunuar me thjeshtrin dhe dajën e tij, të dy në ndjekje penale nga autoritetet italiane. Çuçi është djali nga martesa e parë e ministrit me juristen Zhaklina Peto. Ndërsa në aksionin e ndërmarrë nga Policia italiane, ishin të përfshirë edhe Aurel Vula (bashkëshorti i dytë) dhe Vladimir Peto, daja i tij. Në bashkëpunim me ta, duket se djali i ministrit ka siguruar “qetësinë” nga Policia e Shtetit.


Statusi i Sali Berishës:

SUPERSKANDAL!
Arrestohet ne Itali, Endi Çuçi, djali i ministrit te Brendeshem te familjes Blendi Çuçi, si antar i mafjes qe kontrabandonte ilaçe dhe te semure! Punonte ne KLGJ! Nderhyrje te fuqishme per lirimin e tij! Mafje dhe vetem mafje! sb
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital.
Pershendetje Doktor.
Kam disa dokumenta me rendesi te cilat po jua nis. Behet fjale per nje mase sigurie te Gjykates italiane ku i perfshire eshte djali i Blendi Çuçit, Endi Çuçi ne kontrabande ilacesh dhe pacientesh shqiptare qe te merrnin karta shendeti te falsifikuara ne Itali ne kohen e Covid. Nuk e ka asnje media vetem ne. Nje miku im gazetar ma dha ne menyre konfidenciale te cilat i siguroi nga gazetare italiane. Materialet i kam.
Me poshte po ju nis dokumentin e Gjykates, ku permendet djali i Blendi Çuçit nga martesa e tij e pare me Zhaklina Peton, e dale ne pergjimet italiane.
Bashkengjitur ju nis te gjithe materialin, median tone e cila e publikoi rastin, por nuk e kane permendur emrin e djalit te Blendi Cucit dhe median italiane. Kredecialet e tij dhe punesimin ne KLGJ.
Me poshte dokumentat:
1. Masa e sigurise se Gjykates se Milanos.
2. Lajmet ne mediat italiane.
Pergjimet ne dosjen e Gjykates.