Tuneli i Murrizit ne Rrugen e Arbrit, i fotografuar ne ceremonine e hapjes se Rruges se Arbrit. Ky aks rrugor do te jete rruga me e shkurter qe lidh Tiranen me Dibren, si dhe me veriun e Maqedonise, Dibren e Madhe, Tetoven dhe Shkupin. Rruga Arbrit parashikohet qe perfundimisht te mbyllet ne pranvere te vitit 2022 dhe eshte e gjate 75 km. /r/n/r/nMurrizi Tunnel in Arbri Street, photographed at the opening ceremony of Arbri Street. This road axis will be the shortest road connecting Tirana with Dibra, as well as with the Northern Macedonia, Dibra, Tetovo and Skopje. Arbri Road is expected to be finally finished in the spring of 2022 and is 75 km long.

Nuk mjafton rritja e çmimeve për shkak të luftës dhe abuzimeve, por në këtë kohë krize globale, shqiptarëve do t’iu duhet të paguajnë miliona lekë, për një rrugë tashmë të përuruar.

E inaguruar në 29 Nëntor të vitit të kaluar, rruga e Arbrit kërkon ende para për rehabilitimin e tombinos së saj, në aksin rrugor Qafa e Buallit-Fillimi i rrugës së Arbrit. Rehabilitimi i tombinos do të kushtojë 150 milionë lekë me TVSH.

Autoriteti Rrugor Shqiptar i drejtuar nga Evis Berberi ka hapur një tender, për të ndihmuar me paratë e taksapaguesve firmën koncesionare ‘Gjoka’ që po ndërton këtë aks, pasi fitoi koncesionin 250 milionë euro.

Në dokumentat e tenderit afati kohor për rehabilitimin është 2 muaj dhe në relacionin teknik thuhet se këto punime do të kryhen me kërkesë të bashkisë së Bulqizës. Duke qenë se disa pjesë të rrugës së Arbrit janë bërë më përpara, të tjera s’kanë filluar të ndërtohen, nuk dihet saktësisht sa kilometra do të ndërtojë “Gjoka konstruksion”.

Në relacionin teknik sqarohet edhe arsyeja se përse ka dalë jashtë pune tombino, për ndërtimin e së cilës do të shpenzohen plot 150 milionë lekë. Sipas relacionit tombino ka dalë jashtë pune për shkak të uljeve gjeologjike të gjithë fushëgropës së Bulqizës, por Autoriteti Rrugor shqiptar nuk shpjegon nëse këtë pjesë duhet ta ndërtojë koncesionari.