Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka vendosur që dosja e prokurorit të Vlorës të arrestuar tanimëAurel Zarka të mos publikohet për shkak se jo vetën që është në hetim por në të janë duke u hetuar një sërë çështjesh të rëndësishme me personazhe po kaq të rëndësishme.

Dosja me numër 87 datë 28/07/2024 mban shënimin “ndalohet për publikim kjo dosje ose pjesë të saj”.

Por teksa e gjithë Tirana prej muajsh është e trazuar nga kjo dosje, në tavolina e në biseda të përditshme të gjithë flasin për detaje, për episode që pritet të trondisin politikën por edhe drejtësinë vendase.

Por një panoramë më  të qartë ka dhënë Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi i cili ka dolur në mbledhjen e 18 të komitetit të Stabilizim Asoçimit, shkruan kafe.al.

Ai ka vendosur që përpara eurodeputetëve të shpalos një ndër skandalet ndoshta më të mëdha të dosjes.

Padyshim se ne do ta publikojmë (vendimin) nëse prokuroria dhe Gjykata nuk veprojnë ndaj ministrave të Edi Ramës që permenden në këtë dosje. Dhe të nderuar kolegë, mos më besoni mua, gjejeni vendimin numër 87 datë 28.07.2024, lexoni vetëm 8 faqe, nga faqja 63 deri në faqen 70 dhe do të shikoni sesi deputetë, madje ministra të Edi Ramës, ndërhyjnë në Prokurorinë e Posaçme dhe në Policinë e Shetit për të hequr konfskimet ndaj pasurive të Grupeve kriminale.

Bëhet fjalë për një nga grupet më të rrezikshme kriminale në qytetin e Elbasanit ku rezulton se një deputet, madje një ministër në detyrë i Edi Ramës ka ndërhyrë në Prokurorinë e Poasçme me emër dhe me mbiemër prokurori dhe në Policinë e Shtetit në kuadër të OFL-së për çliruar pasuritë e sekuestruara nga policia dhe prokuroria dhe policia ndaj një grupi kriminal.

Dhe e dini çfarë ka ndodhur kolegë? Janë çliruar pasuritë. Ai grup kriminal I ka të gjitha pasuritë, falë ndërhyrjes politike në polici dhe në prokurori dhe gjykata.

Jo me akuzat e opozitës, por janë përgjimet zyrtare të prokurorisë. Ne do të presim dhe do të respektojmë punën e SPAK-ut, Por transparencën Shqiptarëve dhe miqve të Shqipërisë do ja themi”, tha Gazment Bardhi.

Sot pyetja që presin të gjithë të marrë përgjigje është: Kush është ministri që u shërben bandave?