Një alarm i ri. I treti brenda një muaj dhe sigurisht me katastrofiku. Pas letrës së Elon Musk, që i kërkoi publikisht inteligjincës artificiale të ndalej për të reflektuar dhe paralajmërimit të Sam Altman, babait të ChatGpt për t’u larguar nga Europa, vjen alarmi i disa prej njërëzve të më shquar të sektori.
Mbi 350 menaxherë dhe figura autoritare të kësaj industrie kanë firmosur një letër publike për të paralajmëruar botën se inteligjenca artificiale është një kërcënim për ekzistencën e njerëzimit dhe duhet konsideruar si rrezik social, njësoj si pandemitë dhe lufta bërthamore. “Shmangia e rrezikut të shfarosjes së njerëzimit nga inteligjenca artificiale duhet të jetë një prioritet bashkë me rreziqet e tjera sociale si pandemitë dhe luftërat bërthamore,” shkruan letra.
Sipas New York Times, mes firmëtarëve të letrës janë administratori i OpenAI, Sam Altman, numri një i Google DeepMind, Demis Hassabis dhe lideri i Anthropic, Dario Amodei. Po kështu, letra është firmosur edhe nga Geoffrey Hinton, një nga baballarët e inteligjencës artificiale që u largua nga Google për të patur më shumë liri për të paralajmëruar botën nga rreziku i Inteligjencës Artificiale.
Zërat që po kërkojnë frenimin e Inteligjencës Artificiale mes ekspertëve të kësaj fushe po shtohen gjithmonë e më shumë. Sipas tyre, inteligjenca artificale është një rrezik real për shfarosjen e njerëzimit.
Ekspertët kanë listuar një sërë shqetësimet se si sistemet kompjuterike mund të kthehen në rrezik për njerëzimin, ndërsa bëhen gjithmonë e më autonome.