Monika Lubonja u surprizua me një parashutë dedikuar asaj gjatë qëndrimit në shtëpinë e Big Brother Vip. Përveç kësaj Monika dhe piloti realizuan edhe një takim miqësor para kamerave.

Fluturimi bëhet realitet/ Monika Lubonja, një xhiro me parashutë

Pasi veprimi i pilotit mori vëmendjen e publikut, Romeo Veshaj dhe Elgit Doda realizuan projektin muzikor “Piloti i zemrës” dedikuar Monikës.

Për të gjithë ju që keni menduar se historia e pilotit me Monikën u mbyll thjesht me një takim pas daljes së saj nga Big Brother Vip, e keni gabim sepse ka edhe më shumë se kaq.

Piloti Arbër Xhaja ka dërguar per mediat fluturimin e tij me parashutë dhe shoqëruesja është pikërisht Monika Lubonja.

Besojmë se shumë prej jush mezi e kanë pritur momentin e hedhjes së Monikës me parashutë. Nga pamjet ajo duket tepër e emocionuar dhe ndihet falenderuese ndaj Arbana Osmanit që ka mundësuar njohjen e tyre.