
Eriselda Shllaku, aktorja e njohur shqiptare e telekomedive në vitet 2000, ka qenë një nga të ftuarit e #Expuls mbrëmjen e kësaj të shtune.
E pyetur nga moderatori për skenat e nxehta me Ceken e Beratit, aktorja tha se është paguar mirë.
“Përderisa unë paguhesha njësoj si aktorët e tjerë, profesionistë qe kishin një emër, për mua ishte ok. Paguheshim me ditë xhirimi dhe merrja pothuajse njëlloj si aktorët e njohur”.
Sakaq, më tej Eriselda tha se është hasur dhe me paragjykime; “Më ka ndjekur paragjykimi që kjo është artiste por është dhe pak kuçkë në ato rolet qe bëja për kohët në të cilat jetonim duke sikur e konfirmoja: po, unë jam kuçkë”- u shpreh ajo.