Pas largimit të papritur nga Top Channel, gazetari Sokol Balla rikthehet në ekran, këtë herë në Report TV.

Sokol Balla regjistroi spotin e tij të parë promocional për Report TV, duke përshëndetur me “ja ku jemi prapë”, një mesazh që qartësisht i referohet kthimit të tij pas ndërprerjes nga eksperienca e mëparshme televizive.

Programi i Sokol Ballës do të titullohet “Real Story” dhe do të jetë në transmetim çdo të enjte në orën 21.00.

Në ditën e parë do të jetë i ftuar kryeministri Edi Rama që do të intervistohet me një “ballë përballë” të stilit “hard talk” dhe më pas do t’u përgjigjet pyetjeve të analistëve të ftuar në studio.