Sot ish-presidenti Bujar Nishani do të festonte ditëlindjen e tij të 56-të. Në këtë ditë të shënuar nuk mund të mungonte mesazhi i ndjerë i Fionës, vajzës së ish-presidentit, e cila ka postuar dhe një fotot ku shfaqet bashkë me të atin.

“Shkoi ora 12:00 dhe unë s’të uroj dot. Më mungon shumë babi”, shkruan vajza e Nishanit.

Ish-kreu i shtetit u nda nga jeta pak muaj më parë, në maj 2022.