Deputetët e Partisë Demokratike shkuan herët sot në kuvend për të hyrë në seancë por kanë gjetur përballë gardën që i ka ndaluar hyrjen brenda.
Parlamenti do të mblidhet sot në orën 10:00 në një seancë plenare e cila pritet të mos jetë normale për shkak të aksionit opozitar që Partia Demokratike ka marrë pas dënimit dhe burgosjes me 1 vit të Ervis Salianjit me vendim të formës së prerë të Gjykatës së Apelit për akuzën e ‘kallëzimit të rremë’.
E paralajmëroi dje kreu I grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi por pa dhënë më shumë detaje nga aksioni politik që do të ndërmarrin.
Ndërkohë PS është shprehur se do të vijojë aktivitetin e saj parlamentar sipas axhendës së përcaktuar duke lënë PD të vijojë në atë që e quajnë ‘rrugë pa kthim’.
Sot hyn në fuqi vendimi I sekretariatit të etikës që përjashton 24 deputetët e PD-së nga aktiviteti parlamanetar si masë ndëshkimore për djegien e karrigeve, kaosin dhe hedhjen e këmbës së karrigeve dhe sende të tjera drejt kryetares së Kuvendit dhe ministrave.