Një deklaratë e ish kryeministrit Sali Berisha se ka video erotike të zyrtareve socialiste me ambasadorë të huaj në vendin tonë është bërë shkak që deputetet e PS t’i drejtohen me një shkresë Kuvendit për përjasjtimin e tij nga seancat plenare.

Ka qenë deputeti i PS Taulant Ball ai cili i kërkoi Berishës të nxjerrë videot me të cilat bën presion.

Kërkesa e socialisteve u parashtrua nga ish ministrja Anila Denaj, e cila tha se Berisha duhet të kërkojë falje për ofendimet e bëra.

Berisha u afrua në foltore për të marrë fjalën por seanca u ndërpre deri në vendosjen e rregullit në sallë.