Nga tërmetet në Turqi dhe Siri tashmë kanë ndërruar jetë rreth 36,000 persona. Ekipet e shpëtimit tashmë kanë pak shpresa për të gjetur të mbijetuar dhe puna e tyre tani është e fokusuar në heqjen e trupave që ende ndodhen nën rrënoja. Një nga trupat e gjetur orët e fundit është ai i aktores Emel Atici.

Lajmin e hidhur e ka dhënë kompania e njohur e prodhimit të serialeve, e cila shkruan: “Jemi thellësisht të pikëlluar për humbjen e Emel Aici dhe vajzës së saj, Püryan Aici, aktores së njohur të serialeve tona televizive në fatkeqësinë e tërmetit në vendin tonë. Zotipastë mëshirë për Emel Atici, aktoren e bukur të serialit tonë Bir Zamanlar Çukurova (Toka e hidhur) dhe vajzën e saj të dashur. Shprehim ngushëllimet tona për familjen dhe të dashurit e saj.”

“Jemi thellësisht të pikëlluar për humbjen e Emel Aici dhe vajzës së saj, Püryan Aici, aktores me vlerë të serialeve tona televizive në fatkeqësinë e tërmetit në vendin tonë. Për Emel Aici dhe vajzën e saj të dashur, për të gjithë qytetarët tanë që humbën jetën në tërmeti, Zoti shpreh ngushëllimet tona për familjet dhe të dashurit e tyre”, thuhet në deklaratën e agjencisë me të cilën aktorja kishte lidhur kontratë për xhirimet e serialeve.

Dy tërmete shkatërruese goditën të hënën pjesë të Turqisë dhe Sirisë. Tërmeti kryesor u pasua nga dhjetëra pasgoditje. Sipas informacioneve të fundit, më shumë se 34,000 njerëz kanë vdekur dhe shifra pritet të vazhdojë të rritet.

Fillimisht jugu i Turqisë u godit nga një tërmet me magnitudë 7.8 gradë të shkallës Rihter dhe u ndje në disa vende të rajonit dhe përveç njerëzve në Turqi, viktimat më të shumta ishin në Sirinë fqinje.