Turqia është goditur nga dy tërmete të fuqishme që ka shkaktuar shumë të vdekur dhe mijëra dëme materiale. Aktualisht në  Turqi dhe Siri raportohen më shumë se 8 mijë të vdekur persona.

Bilanci i ri është hartuar në bazë të informacionit të shpërndarë nga burime zyrtare dhe mjekësore. Për të qenë të saktë, të vdekurit janë aktualisht 8,300, nga të cilët 2,400 në veri të Sirisë. Dhjetëra mijëra të plagosur.

Por llogaritja nuk është aspak përfundimtare, sepse në të dyja vendet ka ende shumë njerëz të bllokuar nën rrënojat e mijëra ndërtesave që ranë për shkak të magnitudës 7.9 ballë të tërmetit.

Pas tërmetit që zgjati më shumë se dy minuta, Turqia është goditur edhe nga tërmete të tjera të fuqishme.