brano djurovic arber veliaj one albania

SPAK arrestoi Veliajn, tani e ka radhën hetimi i krerëve të ONE Albania , si u shantazhuan gazetarët dhe mediat që nuk i shërbyen kryebashkiakut

nga Gazeta Jonë

SPAK arrestoi sot kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj dhe dha masën e sigurisë, “arrest shtëpie” për Ajola Xoxën duke vendosur nje4 standard të ri në vend.

Gjithçka ndodhi pasi SPAK kishte nisur një hetim pasuror ndaj familjes së tij, duke përfshirë vëllanë Arbër Veliaj, pronar i kompanisë së marketingut “Gogel Holdings”. Kjo kompani ka administruar buxhete të mëdha reklamash, të cilat janë përdorur si mjet presioni dhe shpërblimi për mediat, duke ndikuar drejtpërdrejt në mënyrën se si trajtohej publikisht figura e kryebashkiakut.

Sipas burimeve, hetimi ka zbuluar një transfertë të rëndësishme nga Bullgaria në llogaritë e “Gogel Holdings”, e cila lidhet me aferën e inceneratorëve. Megjithatë, ky aspekt mbetet pjesë e hetimeve në vijim.

Të dhënat tregojnë se “Gogel Holdings” ka menaxhuar buxhetin më të madh të reklamave të siguruara nga kompania One Albania. Nëpërmjet këtij financimi, Arbër Veliaj ka mundësuar favorizimin e mediave që mbështesnin Erion Veliajn, ndërsa ka ndëshkuar financiarisht ato që e kritikonin, duke përfshirë edhe Gazeta Jonë.

SPAK arrestoi Veliajn, tani e ka radhën hetimi i krerëve të ONE Albania , si u shantazhuan gazetarët dhe mediat që nuk i shërbyen kryebashkiakut
SPAK arrestoi Veliajn, tani e ka radhën hetimi i krerëve të ONE Albania , si u shantazhuan gazetarët dhe mediat që nuk i shërbyen kryebashkiakut

Një pjesë e këtyre fondeve të One Albania dyshohet se kanë ardhur nga tenderë të dyshimtë të dhënë nga Bashkia e Tiranës.

Në këtë mënyrë, paratë publike transferoheshin fillimisht te One Albania dhe më pas përdoren për të financuar nëpërmjet “Gogel Holdings” mediat që mbështesnin Veliajn dhe për të sulmuar gazetarët investigativë që denonconin aferat e tij.

Raportime të shumta tregojnë se One Albania ka përfituar nga tenderë të dyshimtë për shërbime interneti nga Bashkia e Tiranës. Ky rrjet transaksionesh krijon një skemë të qartë financimi të ndërsjellë midis Veliajt dhe One Albania: nga njëra anë, bashkia derdh fonde në llogaritë e kompanisë, dhe nga ana tjetër, kjo kompani financon median për të mbrojtur imazhin e Veliajt dhe për të diskredituar kundërshtarët e tij.

Duke marrë në konsideratë këtë skemë të ndikimit dhe financimeve të dyshimta, SPAK duhet të shtrijë hetimet edhe mbi One Albania, si financuese kryesore e aktivitetit të “Gogel Holdings”.

Nuk mund të hetohet vetëm ndërmjetësi i skemës, duke lënë jashtë atë që ka siguruar burimin kryesor të financimit për këtë manipulim të tregut mediatik në Shqipëri.

SPAK duhet të hetojë dhe klikën në krye të ONE Albania që kanë shkatërruar median në Shqipëri duke financuar portalet pranë Veliajt dhe duke çuar drejt vdekjes të tjerët përmës një skeme gati kriminale.

Sigurisht, asgjë nuk ka ndodhur pa mbikëqyrjen e CEO-s Brano Djuroviç, i cili ka bekuar këtë skemë mafioze të vendosjes së medias në shërbim të subjekteve të SPAK. Tani ka ardhur koha që dhe vetë z.Djuroviç të përgjigjet për çfarë ka bërë!  /gazetajone