Ish-kryeministri, Sali Berisha, i ftuar në emisionin “Opinion” deklaroi se edhe nëse SPAK vendos masën e sigurisë “arrest shtëpie”, ai do të vijojë ta drejtojë PD dhe sipas tij do e çojë edhe drejt fitores.
Berisha u shpreh se ai do e drejtonte PD edhe nga thellësitë e çdo qelie dhe madje do e çonte drejt fitores.
“Do e drejtojë Sali Berisha dhe nga thellësitë e çdo qelia. Unë do e drejtojë dhe o e çoj drejt fitores. Mund të marrë vendim që të mos komunikoj idealet e mia me shqiptarët? Kurrë. Nuk ka mure që ndalojë idealet e lirisë. Unë qëndrojë më i sigurt se kurrë,” tha ish-kryeministri.
Berisha shtoi gjithashtu se Shqipëria sot, krahasohet me Rusinë dhe Iranin dhe theksoi se nga e hëna e në vazhdim fillojnë protestat.
“Do fillojnë protestat nga e hëna në vazhdim. Opozita është në mosbindje civile. Ju e patë në deklaratën e Këshillit të Ministrave të BE ishte pika e parë dhe bllokimi që Rama i bërë negociatave.
Opozita edhe sot, deputetët që nuk ishin përjashtuar nuk lejoheshin, në këto kushte nuk ka rrugë tjetër përveç mosbindjes civile.” tha Berisha.