Disa të shtëna me armë janë regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Mënik të Tiranës.

Nga informacionet paraprake, nuk raportohet për persona të lënduar.

Banorët e zonës dyshojnë se personat që kanë qëlluar me armë zjarri ishin hajdutë.

Pasi banorët kanë dalë të shohin çfarë po ndodh, ata janë larguar me automjet.

Ndërkohë, policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe të rrethanave të të shtënave.