Ministrja per Evropen dhe Punet e Jashtme, Olta Xhacka, duke folur ne nje konference me Zv/kryeministrin dhe ne te njejten kohe ministrin i jashtem holandez Wopke Hoekstra, pas nje takimi ku eshte folur mbi marredheniet midis dy vendeve dhe reformat qe Shqiperia pritet te ndermarre ne kuadrin e procesit te integrimit Evropian. Xhacka u shpreh se, Shqiperia dhe Holanda jane reshtuar se bashku ne “Grupin e Miqve per Llogaridhenien në Ukraine” dhe shprehu mirenjohje ndaj Holandes per trajnimet në kuader te programit MATRA./r/n/r/nThe Minister for Europe and Foreign Affairs, Olta Xhacka, speaking in a conference with the Deputy Prime Minister and at the same time the Dutch Foreign Minister Wopke Hoekstra, after a meeting where they talked about the relations between the two countries and the reforms that Albania is expected to undertake in the framework of the European integration process. Xhacka said that Albania and the Netherlands have joined the "Group of Friends for Accountability in Ukraine" and expressed gratitude to the Netherlands for training in the framework of the MATRA program.

Në fund të muajit janar Gjykata Kushtetuese shfuqizoi si antikushtetuese dy vendime të Kuvendit për të bllokuar dërgimin në këtë gjykatë të mandatit të deputetes Olta Xhaçka, por 8 muaj më pas këto vendime nuk janë zbatuar ende nga Kuvendi.

Në fillim të korrikut Këshilli i Legjislacionit, pasi mbajti në shqyrtim për disa muaj këto vendime, doli me dy raporte për Kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla, si autoritet ligjor që do të vendosë për hapat e tjerë që do të ndjekë Kuvendi.

Raporti i mazhorancës i sugjeronte rikthimin e çështjes në Këshillin për Rregulloren dhe Mandatet, ndërsa mendimi i pakicës sugjeronte ndjekjen e praktikës së mëparshme parlamentare për ta dërguar direkt në seancë për votim kërkesën e opozitës që mandati i Xhaçkës të shkojë për interpretim në Kushtetuese.

E pyetur nga BIRN se pse nuk ishte ndërmarrë asnjë hap i mëtejshëm për zbatimin e vendimeve të Gjykates Kushtetuese,  Kryetarja e Kuvendit u justifikua me axhendën e ngjeshur në fillim të sesionit parlamentar.

Shefi i i saj i kabinetit, Kosta Bajraba, tha se “Kryetarja e Kuvendit do të thërrasë së shpejti Këshillin për Rregulloren, Mandatet dhe Inunitetit për ta shqyrtuar çështjen në frymën e vendimit të GJK-së”.  Ai shtoi se nuk ka qenë e mundur thirrja e këtij këshilli më herët “për arsye të kalendarit të ngjeshur të punës”.

Por, ky argument nuk është bindës për kryetarin e grupit parlamentar demokrat, Gazmend Bardhi, i cili i tha BIRN se ka kërkuar zyrtarisht dhe ka ngritur shqetësimin që të zbatohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese.

“E kam kërkuar vazhdimisht këtë çështje në Konferencën e Kryetarëve”-tha ai, duke shtuar se, -“moszbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese është një akt që cënon rëndë shtetin ligjor”.