SPAK lajmëroi ditën e sotme sekuestrimin, me kërkesë të autoriteteve italiane, të pasurive të biznesmenit Gëzim Sallaku në Durrës për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Dy vjet më parë Sallaku u dëbua nga autoritetet italiane pas një dekreti dëbimi të lëshuar nga Selia e Policisë në Brescia, ndërsa Guardia di Finanza, gjatë një operacioni blitz në Breshia, sekuestroi pasuritë me vlerë rreth 6 milionë euro të biznesmenit.

Sekuestrimi u urdhërua pas hetimeve komplekse të natyrës ekonomike, pasurore dhe të të ardhurave që zbuluan një disproporcion të konsiderueshëm midis standardit të jetesës së Sallakut dhe të ardhurave të deklaruara nga ai në organet tatimore.

Në Itali, Gëzim Sallaku rezulton të ketë qenë ish-pronar i klubit të futbollit Darfo.