Gazetarja Keti Banushi zbuloi në një intervistë për Euronews Albania se SPAK ka nisur hetimet ndaj ish-ministrit socialist Arben Ahmetaj. Banushi u shpreh se bëhet fjalë për fakte të bëra publike që kanë mbërritur në dorë të prokurorëve, të cilat më parë nuk i kanë pasur.

Sipas saj, bëhet fjalë për një luftë mes personave të akuzuar për të njëjtën aferë, të cilët po nxjerrin njëri-tjetrin.

“Është luftë mes personave të akuzuar që po nxjerrin njëri-tjetrin. Kanë nisur të flasin, edhe pse më herët u është kërkuar bashkëpunimi, ndoshta kanë ruajtur një dokument si as në mëngë për ta nxjerrë në momentin që u duhet të bëjnë presion. Të akuzuarit e tjerë për inceneratorët, Zoto, Mërtiri dhe Gugallja janë të lirë dhe ka shumë mundësi që provat të kenë dalë prej tyre”, tha Banushi.