IMG_9868

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka publikuar bilancin e punës për vitin 2024, duke raportuar se janë kryer hetime ndaj 629 personave.

Sipas të dhënave, 236 prej tyre, ose 37.5%, janë hetuar nën masën e sigurimit “arrest me burg”, bazuar në nenin 238 të Kodit të Procedurës Penale. Ndërkohë, 246 persona, që përbëjnë 39.1% të totalit, janë hetuar në gjendje të lirë. Pjesa tjetër, 147 persona, ose 23.4%, janë hetuar nën masa të tjera sigurie.

Në raportin e paraburgimit, sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, numri total i të paraburgosurve për vitin 2024 është 2791 persona. Nga ky total, 270 persona, ose 9.7%, janë të hetuar nga SPAK.

Këto të dhëna tregojnë angazhimin e SPAK në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, duke përfshirë hetime ndaj një numri të konsiderueshëm individësh dhe ndjekjen penale të tyre sipas ligjit.