Ish-kryeministri Berisha aplikoi një formë tjetër të përzgjedhjes së kandidatëve për të qenë në listat e emrave që do të pretendojnë për gjashtë bashkitë pa kryetar në zgjedhjet e 6 marsit.

Berisha i quajti ato “primare në kushte emegjence” duke marrë parasysh një mori problematikash që u hasën.

Pas votimit në gjashtë bashki, në fund të ditës së djeshme Komisioni i Rithemelimit të PD-së shpalli edhe emrat fitues.

Sipas njoftimit zyrtar, në Durrës u tha se votuan 1 546 demokratë, të cilët zgjodhën me shumicë votash Ardian Mukën si emrin që do të përfaqësojë Berishën në këtë bashki.

Por, siç duket në një material filmik prej 8 orësh të siguruar nga “Gazeta Jonë”, ky numër është i ekzagjeruar. Në materialin filmik që zgjat nga ora 09:00 e mëngjesit deri në 17:00 të mbrëmjes, rezulton të jenë votuar 612 persona.

SHIKO KETU MATERALIN E PLOTE

Nuk është e mundur të identifikohet nëse ata janë votues apo anetarë të PD, por numri i personave që hyjnë në ambientet e Pallatit të Kultures “Aleksandër Moisiu” është i qarte në videon që dispoton “Gazeta Jonë”.

Në Durres Komisioni i Rithemelimit të PD ka patur vetëm një qendër votimi, ndaj është e paqartë se ku e kanë gjetur organizatorët shifrën e 1 546 votuesve. /Gazeta Jone