SPAK-u tmerron kryetarin Josif Gorrea , nuk po gjen “kurban” të firmose dhënien e tenderit korruptiv te “oktapodi” Yzedin Bozhaj
Gazeta Jonë vijon me denoncimin e tenderave korruptiv të kryebashkiakëve nëpër qytezat e Shqipërisë që mendojnë se janë jashtë vëzhgimit të mediave dhe SPAK-ut.
Me herët denoncuam një rast të denjë për SPAK ku Bashkia Divjakë kishte planifikuar të jepte më shumë se 1 miliard lekë përmes një tenderi me fitues të paracaktuar për rikonstruksionin e ambienteve të shkollës së fshatit Remas si edhe ndërtimin e një palestre aty.
Bëhet fjalë për një fond limit rreth 1.2 miliard lekë me TVSH, i cili sipas burimeve të Gazeta Jonë nga bashkia Divjakë ishte planifikuar t’i jepet biznesmenit Yzedin Bozhaj.
Por, raportimi i Gazeta Jonë duket se i prishi planet kryebashkiakut Josif Gorrea dhe vetë bosit të kompanisë “Shëndëlli” sh.p.k, i cili sipas informacioneve ka fituar përmes formave të ngjashme shumë tenderë të tjerë për shkolla në Shqipërinë qendrore dhe në jug.
Kur kanë kaluar dy muaj që nga mbyllja e afatit për dorëzimin e ofertave, Josif Gorrea nuk shpall dot fituesin pasi skema iu zbulua. Burime bëjnë me dije se tani ka një presion ndaj anëtarëve të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave për të firmosur procedurën e dyshimtë, po rata refuzojnë nga frika e SPAK.
Ndërkohë që ofertat janë marrë që në mes të shtatorit 2023, Bashkia Divjakë nuk guxon as ta anulojë tenderin pasi pazari është bërë.
Burime bëjnë me dije se situata kangecur prej tmerrit të SPAK i cili po rras në burg masivisht hajdutët e fondeve publike.
Lexoni investigimin e redaksisë investigative të Gazeta Jonë mbi këtë aferë
Me mbylljen e sezonit të verës kanë nisur furishëm edhe tenderët dhe duket se drejtuesit e institucioneve shtetërore janë të uritur për të bërë “plaçkë” deri në fund të dhjetorit kur mbyllet edhe viti buxhetor duke firmosur qindra miliona euro tenderë, shumica e të cilave jane me probleme.
Gazeta Jonë po ndjek nga afër këto procedura të dyshimta duke raportuar vazhdimisht. Rasti më i fundit vjen nga Bashkia Divjakë, ku Josif Gorrea ka firmosur një tender me vlerë më shiumë se 1 miliard lekë për një shkollë fshati! Nuk e lexuar gabim: Josif Gorrea ka hapur dy ditë më parë një tender me vlerë 1 miliard e 80 milionë lekë për shkollën e fshatit Remas!
Burime bëjnë me dije për Gazeta Jonë se Gorrea ia ka qepur kostumin sipas trupit Yzedin Bozhajt me kompaninë “Shëndëlli” shpk.
Bozhaj është një ndër përfituesit më të mëdhenj të fondeve publike për ndërtime dhe rikonstruksion shkollash përmes procedurave të dyshimta.
Burime bëjnë me dije se edhe kushtet teknike të pjesëmarrjes në tender janë caktuar fiks siç i duhet kompanisë “Shëndëlli” shpk që të dale fituese.
Gazeta Jonë do të ndjekë në vijim zhvillim këtë tender, ku fituesi do të shpallet zyrtarisht në 14 shtator 2023. Deri atëhere ka kohë, por le të vijojmë me detajet e tenderit:
Tenderi me objekt “Rikonstruksion i objekteve egzistuese, shtesë anësore dhe ndërtim palestre në shkollën e mesme të bashkuar Remas” me fond limit 92 428 214 lekë pa TVSH (rreth 1 miliard e 80 milionë lekë me TVSH) është shpallur në 30 gusht dhe kompanitë kanë 15 ditë kohë që të japin ofertat e tyre.
Kjo është një periudhë e detyrueshme nga ligji pasi burimet bëjnë me dije se tashmë fituesi është caktuar.
Shuma që ka vënë në dispozicion Bashkia Divjakë për rikonstruksion shkolle (jo ndërtim) dhe ndërtimin e një palestre është kolosale.
Kjo është shuma më e madhe e vënë në dispozicion për shkollat gjatë viteve të fundit dhe Gorrea po guxon shumë në një kohë kur “shqiponjat” e SPAK po fluturojnë ulët në qiellin e korrupsionit shqiptar. Deri më tani SPAK ka bërë një punë për t’u vlerësuar në drejtim të arrestimit të kryebashkiakëve të korruptuar, por duket se do të ketë ende punë në vijim.
Loja me projektin
Në dokumentet e tenderit stafi i Bashkisë Divjakë ka futur edhe projektin e shkollës dhe palestrës si edhe preventivin e punimeve duke arritur çuditërisht në një fond limit tepër të madh. Një projekt i ngjashëm u tenderua pak ditë më parë nga Bashkia Cerrik ku Andis Salla i tha “viston” kompanisë së Eral Myftarajt dhe Yzedin Bozhajt për rikonstruksionin e një shkolle dhe ndërtimin e palestres. Fituese këtu u shpall kompania “Meteo” shpk e Myftarajt kurse “Shëndëlli” shpk e Bozhajt shërbeu si mbështetëse pasi ka më shumë volum pune. Burime bëjnë me dije se e njëjta skemë, e kthyer përmbys do të aplikohet edhe në Divjakë me lejen e Josif Gorreas.
Projektet janë të njëjta, kompania e projektuar si fituese e njëjtë, kurse buxheti në Divjakë më i madh se në Cerrik. Gazeta Jonë do të ndjekë nga afër këtë procedurë tenderi që ka nisur “mbrapsht”.
Vijon..
*Shkrimi është publikuar në kuadër të projektit “Fuqizimi i gazetarisë investigative në Shqipëri”, mbështetur nga organizatat europiane të medias.