SPAK-u nuk bën shaka. Këtë po e dëshmon dita-ditës me veprimet hetimore shumë profesionale që kryen, pa bujë, pa zhurmë dhe me shumë kembëngulje.
Perpara disa ditës prokurorët që po hetojnë dosjen me akuzat për ish zëvendëskryeministrin Arben Ahmetaj kanë mbërritur edhe në Palasë, konkretisht në Green Coast Resort për të parë konkretisht edhe vilat e regjistruara në emër të tij apo të personave të lidhur me të si ish bashkëshortja apo bashkëjetuesja aktuale.
Më konkretisht në verifikim nga SPAK është vënë vila numër 73 në kompleksin Green Coast në Palasë në emrin e Albina Mançës, bashkëshortes së Arben Ahmetajt
Ata kanë pyetur nëse ka të tjera prona në emër të Arben Ahmetajt apo të personave të lidhur me të, por kanë pyetur edhe nëse kanë vila në pronësi aty politikanë të tjerë si Taulant Balla, Damian Gjiknuri, Ilir Meta, Blendi Klosi, Oerd Bylykbashi etj./Alfapress.al