Italia do të jetë kundërshtari i parë i Shqipërisë në Euro 2024, me sfidën e planifikuar për më 15 qershor në Dortmund. Trajneri Luciano Spalletti komentoi shortin, duke vlerësuar jo pak edhe kuqezinjtë.

E nisni ndaj Shqipërisë…

Për momentin Shqipëria është një nga më të fortat në qarkullim. Po luan futboll shumë të bukur dhe është në kushte fantastike. Të shohim a do të jetë në këtë nivel edhe në muajin qershor. Nuk mund të bëj parashikime.

A jeni i kënaqur me grupin?

Mund të shkonte më mirë. Të jesh në vazon e katërt ka këto pasoja, megjithatë jemi Italia dhe do t’i luajmë me krenari të gjitha ndeshjet. E nisim ndaj Shqipërisë, por është e vështirë të bësh parashikime tani. Do të shohim si do të jetë gjendja e futbollistëve atëherë.

Shtatë futbollistë shqiptarë luajnë në Serinë A…

Unë ju njoh edhe juve, jo më futbollistët. Di gjithçka për Shqipërinë.

***

Buffon: Shqipëria do të jetë problem jo vetëm i Italisë, por edhe Spanjës e Kroacisë

Pas shortit për Euro 2024 ku Shqipëria u shortua në Grupin B me Spanjën, Kroacinë dhe Italinë, për Rai-n foli shefi i delegacionit të Italisë, Gianluigi Buffon. Legjenda italiane bëri thirrje që Shqipëria të respektohet pasi do të jetë një problem në grup. “Të mos vendosim karrocën para kuajve”, theksoi Buffon, ndërsa shtoi se Shqipëria ka treguar shumë vlera.

“Ndeshja e parë ndaj Shqipërisë është stimulues, mendoj se më e drejta është të mos vendosim “karrocën para kuajve”. Shqipëria është në një grup ferri, por duhet respektuar. Besoj se Shqipëria do të jetë problem jo vetëm i Italisë, por edhe Spanjës e Kroacisë.

Nuk mund të bëjmë parashikime nëse një barazim apo humbje ndaj tyre në ndeshjen hapëse mund të ndikojë në rrugëtimin tonë. Shqipëria ka vlera dhe i ka treguar ato”, u shpreh Buffon.