Ditën e djeshme balerini Ilir Shaqiri, ka organizuar dasmën e tij buzë detit ku pjesë e saj ishin miq apo ish-banorë të shtëpisë së famshme. Ajo çka u vu re ishte mungesa këngëtarit Sabian Medini, në ceremoni.

Aktorja Monika Lubonja, ka ‘thumbuar’ me anë të një postimi ish-miqtë e ngushtë. Ajo ka publikuar në InstaStory një shprehje që thotë: “Gjithçka është e përkohëshme” duke iu referuar kështu miqësisë së Sabianit dhe Ilirit ku të gjithë mendonim se do të zgjaste goxha por ndodhi e kundërta.

Trekëndëshi i shoqërisë mes Monikës, Sabianit dhe Ilirit ishte një nga më të komentuarat në “Big Brother VIP”. Ky raport miqësor, i cili u krijua brenda shtëpisë, u prish natën kur aktorja në zinxhirin e shpëtimit të nominimeve vendosi të zgjidhte aktorin Donald Veshaj.