Trekëndëshi i shoqërisë mes Monika Lubonjës, Sabianit dhe Ilir Shaqirit ishte një nga më të komentuarat në “BBVIP”. Ky raport miqësor, i cili u krijua brenda shtëpisë, u prish natën kur aktorja në zinxhirin e shpëtimit të nominimeve vendosi të zgjidhte Donald Veshajn.

Edhe pas daljes Monika, Iliri dhe Sabiani u komentuan gjatë për raportin e tyre, pas deklaratave që bënin në intervista apo në rrjetet sociale.

Ditën e djeshme Ilir Shaqiri ka organizuar dasmën e tij buzë detit ku pjesë e saj ishin miq apo ish-banorë të shtëpisë së famshme.

Ajo çka u vu re ishte mungesa e Sabianit në ceremoni dhe kjo gjë duket se ka vulosur tashmë dhe prishjen e miqësisë aq të fortë që ishte mes këngëtarit dhe balerinit.

Kaq ka bërë që Monika të thumbojë me anë të një postimi ish-miqtë e ngushtë. Aktorja ka publikuar në InstaStory një shprehje që thotë : “Gjithçka është e përkohëshme”– duke iu referuar kështu miqësisë së Sabianit dhe Ilirit ku të gjithë mendonim se do të zgjaste goxha por ndodhi e kundërta.

Kjo nuk është hera e parë që Monika ka ‘thumbuar’ dy ish-banorët në rrjetet sociale pasi ata e cilësuan si një ‘tradhtare’.

Tani tre muaj pas përfundimit të reality-shoët, Monika e konsideron si gabim reagimin e saj ndaj debateve me Ilirin.

“Nëse do ta quajmë gabim, ishte për shembull nëse unë mes 7 Prime-eve që u diskutua puna e tradhtares që më pas unë e kuptova që më tepër iu bë një reklamë këngës së Sabianit, iu dha një mesazh Iliri që ‘shiko se ti je mirë dhe kjo po përflitet për ndarjen nga shoqëria jonë…’ Do kisha bërë që disa gjëra t’i kisha ulëritur më shumë. Kur them ulëritur, të kisha bëritiur më fort ashtu siç i bërtita herën e fundit, që i thashë “stop boll më me këtë.” – tha Monika e ftuar në “Mirage.”