Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka nuk është kursyer me komentet e tij për grushtimin e kryedemokratit Sali Berisha, madje ka treguar me detaje se po të kishte qenë pranë çdo i kishtë bërë agresorit, Gert Shehu. I ftuar në emisionin “Open”, Noka tha se në rast se ai do ishte pranë tij do e kishte kapur për fyti atentatorin dhe nuk do e lëshonte më.
“Eliminimi i Berishës nga skena dje ka qenë qëllimi i atij sulmi, Rama donte të pasqyrohej zëri i Shqipërisë virtuale të tij. Atëherë një sulm i tillë do ta neutralizonte Berishën duke mos folur. Skenari ishte ky, goditet Berisha, nuk flet, turma vret atentatorin dhe pas vrasjes së tij do shpërthente rrugëve të Tiranës dhe Rama do t’i thoshte evropianëve ja kush është Sali Berisha dhe ja cila është opozita destabilizuese dhe më pas do shpallte veten mbret. Berisha megjithëse iu bë atentat, me cilësitë e tij të rralla arriti ta menaxhojë në perfeksion këtë situatë. Unë do e kisha kapur prej fyti agresorin dhe nuk do e lëshoja. Ky skenar i Ramës dështoi”, deklaroi Noka.
“Informacionet e besueshme thonë që zotëria është një trafikant droge i fshehur nën petkun e picave. Është kapur e rekrutuar e nuk ka bërë burg, kështu rekruton policia. Ky është i rekrutuar, elementi që është shitës picash gjithmonë i ndaluar e kurrë i dënua, raporti sapo u godit Berisha ishte gati në zyrën e Çuçit apo Fugës, deklarata më pas, dhe sot i kërkojnë Berishës, i thonë deputeti Berisha të paraqitet në polici e të raportojë ngjarjen sikur të ketë pasur konflikt. Na ka ruajtur zoti sepse për Ramën nuk do ishim sot këtu gjallë. Autori, një i sëmurë mendor me patentë, kishte marrë patentën pak pasi ishte nënshkruar raporti”, tha Noka.